Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin e marrë mbrëmjen e sotme nga Këshilli Evropian, për hapjen e bisedimeve për negociatat e anëtarësimit në 2019 si shtyrje të tyre.

Sipas një statusi të publikuar nga Basha në rrjete sociale ai ka theksuar se krimi dhe korrupsioni janë duke mbajtur peng të ardhmen e vendit.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot. Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane.”-përfundon Basha në reagimin e tij.

 

Shpërndaje në