Qeveria shqiptare i hapi rrugën ligjërisht kompanisë shqiptare të fluturimit “Air Albania”.

Pas promovimit dhe prezantimit se më 1 qershor 2018 do të niste fluturimet e para, është publikuar edhe vendimi numër 309 datë 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama që e njeh zyrtarisht kompaninë.

Mësohet se si aksionerë janë Albcontrol SHa, MDN Investment dhe Turkish Airlines.

Aksionerët janë tre kompanitë e sipërcituara ndërsa Albcontrol në këtë ortakëri do të përfaqësojë interesat shtetërore.

Ndërkohë, mësohet se sipas vendimit Albcontrol dhe MDN Investment do të kenë mazhorancës e aksioneve prej jo më pak se 51 % të tyre ndërsa pjesa takuese prej 49 % i kalon Turkish Airlines.(TemA)

Shpërndaje në