Për të ndihmuar në vënien e diagnozës së kancerit të stomakut dhe për të përjashtuar mundësitë e tij rekomandohen një, ose disa nga testet në vijim. Feçe për gjak kult, është një test jo invaziv për të gjetur praninë e gjakut të fshehur në feçe (jashtëqitje).
Megjithëse hemorragjia mikroskopike është një nga shenjat e para të kancerit, ajo mund të jetë shkak edhe i problemeve te tjera.

Më tej, endoskopia e sipërme është një procedurë që lejon mjekun të shohë anormalitetet e traktit të sipërm gastro-intestinal, të cilat nuk mund të dallohen nga rrezet X. Nëpërmjet këtij ekzaminimi mjeku mund të marrë edhe biopsi. Endoskopia e sipërme ekzaminon ezofagun, stomakun, dhe pjesën e sipërme të intestinit të hollë. Kjo procedurë kërkon 20-30 minuta dhe rreziqet e saj janë të rralla, si hemorragjia dhe perforacioni i stomakut. Pas këtij ekzaminimi nuk duhet të hani për 2 orë.

Ekzaminimi radiologjik i traktit të sipërm gastro-intestinal, ekzaminon ezofagun, stomakun, dhe pjesën e parë të intestinit të hollë. Para testit pihet sulfat bariumi, një lëng i trashë, i cili vesh përkohësisht stomakun. Pas këtij testi ju mund të hani normalisht, ose të vazhdoni aktivitetin tuaj të zakonshëm, por është e nevojshme të pihet më shumë ujë për nxjerrjen e bariumit nga sistemi juaj tretës. Komplikacioni më i thjeshtë është konstipacioni i përkohshëm.

Të tjera teste që mund të përmendim janë: “Endoskopia me ultrasound, e cila ndihmon për të determinuar nëse kanceri ka përhapje në muret e stomakut, ose në indet e afërta dhe nodujt limfatike.
Tomografia e kompjuterizuar, ose skaneri përdoret për të kontrolluar përhapjen e kancerit jashtë stomakut, sidomos në organe si mëlçia dhe mushkëritë. Rezonanca magnetike që shikon përhapjen e kancerit pas stomakut, si dhe ekzaminimi radiologjik i kraharorit, që sheh nëse kanceri ka përhapje në mushkëri”. /dita

Shpërndaje në