Ka meshkuj që preokupohen shumë për paraqitjen e tyre dhe, për pasojë, nuk shkëputen dot nga pasqyra. Por sa kohë qëndrojnë para pasqyrës? Me siguri shumë. Megjithatë, nuk janë vetëm.

Ka meshkuj që preokupohen shumë për paraqitjen e tyre dhe, për pasojë, nuk shkëputen dot nga pasqyra. Por sa kohë qëndrojnë para pasqyrës? Me siguri shumë. Megjithatë, nuk janë vetëm. Një problem të tillë e kanë edhe aktorët e mëdhenj të Hollivudit siç janë: Bred Pit e Tom Kruiz. Për shembull, Bred Pit shkon tek parukieri më shpesh se një zonjë, ndërsa Tom Kruiz shpenzon shifra astronomike për kremrat që përdor për fytyren. Nëse një herë e një kohë ishin femrat ato që bënin gjithçka për të qenë të bukura, për të pasur trup seksi dhe një fytyrë pa rrudha, tani kanë filluar dhe burrat. Për këtë arsye, psikoterapistja italiane Daniela Marafante, ka përgatitur një guidë të vogël me sekrete bukurie për meshkujt.

Si të kemi një fytyrë të freskët
– Rrudhat e bëjnë burrin më interesant? Kjo është e vërtetë, nëse marrim një shembull: Riçard Gir. Por janë të paktë ata aktorë hollivudi që nuk bëjnë ndërhyrje plastike apo rregullime të tjera në fytyrë apo trup sepse duan të duken sa më mirë; pa rrudha dhe elegantë. Lëkura e meshkujve është më e fortë sesa ajo e femrave. Kjo ndodh sepse brisku, tymi, dielli dhe smogu e sulmojnë gjithmonë lëkurën. Po si ta mbrojmë atë? Duke i bërë një scrub fytyrës përpara se të rruheni, duke insistuar më shumë tek hunda, balli dhe nën sqetulla. Menjëherë pas kësaj, vendosni një krem kundër rrudhave: Preferohet të jetë një prodhim që ka për bazë frutat dhe vitaminen A, sepse japin shumë shpejt efekt, duke e bërë lëkurën më kompakte. Nëse keni problem ngjyren e lëkurës, pra ajo është e zbehtë, atëherë veproni kështu: Mjafton të përdorni një prodhim hidratant që përmban vitaminen C. Si duhet ta aplikoni atë për të dhënë rezultat më të mirë? Vendosni pak krem mbi ballë, tek faqet dhe tek pjesa e syve afër tëmthave, ose siç quhet ndryshe, qendra e mendjes. Pastaj masazhojeni lehte me lëvizje rrethore duke filluar nga balli drejt tëmthave, duke numëruar deri në gjashtë. Përfundoni masazhimin me pickime të lehta tek qendra e mendjes dhe anash saj, për të stimuluar kështu më mirë qarkullimin e gjakut. Pas javës së parë, lëkura duket më e shndritshme. Nëse rezultati nuk është ai që ju keni dëshiruar, atëherë zgjidhja është luku sportiv autobronxant. Por kjo nuk do të thotë të vraponi tek llampat, pra, tek rrezet artificiale, të cilat nuk ju bëjnë mirë as për lëkurën e as për shëndetin. Mirë do ishte sikur ju të përdornit një krem ngjyrues në formë xheli, i cili e hidraton lëkurën pa rrezikuar mbylljen e poreve.

Çfarë duhet të bëjmë nëse duam një lëkurë të butë
– Pasi të rruheni duhet patjetër të vendosni një krem që përdoret pas rroje, por në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë përbërje alkooli. Ky lloj kremi e rihidraton epidermen dhe eleminon menjëherë shenjat që lë brisku, si për shembull diegien. Nëse ju nuk i pëlqeni kremrat me aromë, atëherë merrni një prodhim hidratant specifik për burrat: Më të mirët janë ata që përmbajnë filtra ultra-violet (Uv), sepse e mbrojnë lëkurën nga dielli dhe plakja e parakohshme e saj.

Si duhet të veprojmë nëse duam të kemi një shikim seksi?
– Nëse në mëngjes i keni sytë të fryrë, duhet të veproni kështu: Në farmaci mund të gjeni disa lloje maskash plastike transparente të mbushura me lëng të ftohtë frigoriferi (mund të gjendet dhe tek dyqanet kozmetike). Mjafton ta vendosni sapo të zgjoheni dhe ta hiqni përpara se të dilni nga shtëpia. Jep rezultat të menjëhershëm. Një ide tjetër shumë e mirë është një ushtrim i thjeshtë, Teknika Shiatzu: Hapini sytë shumë dhe rrini në këtë gjendje tensioni për pesë sekonda, pastaj mbyllini dhe ripërsëriteni këtë ushtrim tre herë. Do shihni se shikimi do bëhet më zhbirues dhe seksi.

– Si të kemi një trup tërheqës
– Nuk duhet të dëshpëroheni nëse nuk keni muskujt e Shvarcenegerit: Tani muskujt e fryrë nuk janë më në modë. Sigurisht, pjesa e barkut duhet t’i ngjasojë barkut të Shvarcenegerit, pra të jetë i sheshtë dhe jo i fryrë, por është e kotë t’i bëni ushtrime vetëm barkut, është më e dobishme të bëni ushtrime aerobike. Po kështu një ushtrim shumë i dobishëm dhe i cili duhet ushtruar gjithmonë, është mbajtja e shpinës sa më drejt, duke e mbajtur barkun të futur brenda. Mund t’ju duket e vështirë si fillim dhe mund të kërkojë shumë sforcim, por me kalimin e kohës do shihni që vetë trupi do mësohet në atë lloj qëndrimi. Një ushtrim tjetër shumë i dobishëm është: Çdo mëngjes përpara se të hani, shtrihuni me shpinë nga toka, kryqëzojini duart mbas qafës, ndërsa këmbët mbështetini fort tek një karrige duke formuar kështu një kënd 90 gradësh. Drejtojini këmbët derisa të vijnë drejt me gjunjtë. Përsëriteni këtë ushtrim pothuajse 15 herë. Pasi të bëni këto ushtrime do shihni që trupi juaj do bëhet më i bukur dhe tërheqës.

– Po në lidhje me flokët çfarë mund të na thoni
– Nëse i keni flokët e rënë, kini durim, mos u alarmoni. Në këtë rast më mirë ta qethni koken fare dhe do dukeni më bukur, për këtë të jeni të sigurtë. Pastaj edhe Brus Uillis ashtu e mban koken, pa flokë fare dhe konsiderohet si një nga burrat më tërheqës të botës kinematografike. Nëse i keni flokët të shëndetshëm, atëherë mundohuni t’i mbani sa më në rregull. Ideale do ishte sikur të përdornit një xhel që ka efekt shkëlqyes, por që ndikon dhe në zbutjen e tyre. Diçka tjetër? Nëse i mbani flokët e gjatë, atëherë xhelin duhet ta vendosni vetëm tek majat e flokëve: Kjo shërben për të evituar volumin që shpesh krijohet në fund të tyre dhe si rezultat flokët duken rrëmujë. Nëse flokët i keni shumë të shkurtër, mjafton ta vendosni xhelin në duar dhe me anë të gishtërinjve ta kaloni nëpër flokë. Kjo e fundit është një modë që preferohet shumë kohet e fundit, pra me flokë të ngritura përpjetë.

%d bloggers like this: