Rezona ABDILI-Secili nga ne,që nga çasti që vijmë në këtë botë, e dijmë që një ditë do ndahemi nga kjo jetë, por ajo që lëmë pas janë kujtimet dhe veprat, qofshin ato të mira ose të këqija.Është çast shumë trishtues e i dhimbshëm kur një njeri i mirë ndahet nga kjo jetë, aq më shumë kur bëhet fjalë për një veteran të arsimit, dijetar, mësues, historian, intelektual siç ishte gjyshi im ose siç e njihnin të gjithë, mësuesi MEHAZ ABDYLI.

Ishte më shumë se një gjysh, më shumë se një baba, se një shok, këshillues dhe një ndëgjues shumë i mirë për gjithë ato që i qanin hallet e dertet e tyre. Ishte dora dhe zemra e hapur e shumë hallexhinjve, ndihmonte pa kufi të varfërit.

Gëzohem shumë që kishte një zemër të tillë dhe, sa herë që takoj të afërmit, miq dhe familjar, më japin shumë lëvdata e fjalë të ngrohta! Kështu flet bota për të:

-Ishte dijetar e filozof i madh!

-Ishte orator!

-Gjithnjë fliste me humor, por pa ofenduar njeri!

…shumë e shumë fjalë të tjera…

Të tillë njerëz lindin pak, jetojnë pak, por lënë një kujtim të paharruar tek njerëzimi!

-“Një njeri nderon vetveten, kur e nderojnë të gjithë”; është një ndër thëniet e tij që unë çdo ditë kujtoj si një nga fjalët e çmuara që gjente për çdo situatë. Ishte i pasionuar pas artit, kulturës e muzikës dhe ishte i pari që ndiqte me shumë gëzim koncertet e mia në violinë dhe në të gjitha manifestimet tjera që organizoheshin në qytet.Njihte mirë  politikën, por asnjëherë nuk u bë pjesë e saj.Qëllimi kryesor i tij ishte dituria, arsimimi, kultura, historia, pasi edhe profesioni i tij ishte mësues e më pas edhe drejtor.

Për figurën e tij gjithsecili kishte nderim e respekt të veçantë, pasi të flisje me të ishte e njejtë si të flasish me një diplomat, dijetar e intelektual të shkëlqyer. Në kohën e tij u shpërblye me shumë diploma, lëvdata e mirënjohje për kontributet që dha në sfera të ndryshme:

-si historian,mësues, drejtor, veteran i arsimit! Mirënjohje më të merituara, të cilat dëshmojnë qartë virtytet dhe vlerat që la sa ishte në jetë !

Ashtu sikurse Benjamin Franklin shkroi dikur:

“Nëse nuk do të harrohesh sapo ke vdekur, ke shkruar gjëra me vlerë për tu lexuar ose ke bërë gjëra me vlerë per tu shkruar “.

Gjyshi im ishte ky i dyti, ka lënë shumçka për tu thënë e shkruar.

9 Maji-dita e Europës ishte gjithmonë dita që me shumë gëzim po më shpjegonte me pasion për shtetet e Europës, por këtë herë po më mungojnë shumë ato biseda që bënim me orë të tëra për histori, kultur e gjeografi.

Prehu në paqe gjysh, të kujton me shumë mall mbesa, të cilën e doje dhe e veçoje më shumë nga të gjithë!!!

%d bloggers like this: