Në tryezën e organizuar nga instituti “Epik” përfaqësuesja e BE-së në Kosovë Natalia Apostolova deklaroi se “taksa ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë- Hercegovina nuk është vetëm shkelje e CEFTA-s, por edhe kundër frymës së MSA-së”. Qëndrime të ngjashme përsërisin vazhdimisht edhe Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe Federica Mogherini,Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe politikë të sigurisë.

Ata që asnjëherë nuk e ngritën zërin kundër politikës destruktive të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës nuk kanë të drejtë morale që të gjykojnë për vendimet e institucioneve të Kosovës karshi politikës së Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Para se të flasin nëse janë në harmoni me “frymën evropianë” vendimet e Qeverisë së Kosovës, Federica Mogherini, Johannes Hahni, Natalia Apostolova dhe të tjerët si këta le të deklarohen publikisht se sa është në harmoni vlerat evropiane vendimi i BE-së që mban Kosovën të izoluar si Ghetto evropiane të shekullit XXI, edhe pse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura prej BE-së.

Përfaqësuesit e tillë të njëanshëm të BE-së nuk kanë asnjë kredibilitet te qytetarët e Kosovës. Përkundrazi! Qëndrimet e tyre janë neveritëse dhe kanë efekte të kundërta.

Është koha që institucionet e BE-së të veprojnë në përputhje me vlerat dhe parimet universale për lirinë e qarkullimit të lirë të njerëzve edhe për qytetarët e Kosovës dhe të ndërpresin funksionimin në përputhje me logjikën e matjes me dy kute.

%d bloggers like this: