Nëse na bëhet pyetja se “Cila është faqja më e klikuar në internet?”, menjëherë shumica prej nesh mendojmë Facebook ose YouTube.
Të gjithë ju që menduat këto si përgjigje, u gabuat. Faqja më e vizituar dhe më e kliuar në internet është një faqe kineze e cila merret me shitje biletash treni. U habitët? Po,po! Sipas shtypit të shkruar faqja 12306.cn ka më shumë se 900 milionë vizita në ditë sipas kompanise se specializuar në matjen e “trafikut” të internetit.
Në fillimin e muaji janar kjo faqe ka pasur më shumë klikime edhe se vetë Facebook. Që nga data e krijimit të saj, më 28 dhjetor 2011, u vu re se nuk mund të përballonte dot sasinë e vizitave që regjistronte dhe për këtë arsye ka pasur shumë probleme dhe ka punuar ngadalë, gjë që ka lënë të pakënaqur përdoruesit kinezë të internetit.Online blihen 5-7 milionë bileta në ditë dhe ajo regjistron 11.55 milionë transaksione bankare çdo ditë.