Hamdi Salihi
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e vështirë të Norvegjisë. Kuqezinjtë kanë mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 skandinavët me golin e shënuar nga Hamdi Salihi.
Me këtë trepikësh, Shqipëria ngjitet në vendin e tretë të grupit E, me pikë të barabarta me Islandën e vendit të dytë (9 pikë).
Kombëtarja jonë zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në një terren të vështirë dhe shënoi golin e vetëm të takimit me një skemë të interpretuar në mënyrë të përkryer.
Ervin Bulku luajti shkurt një goditje dënimi kur të gjithë prisnin krosimin dhe Salihi u shkëput nga markimi duke goditur fuqishëm aty ku bashkohet shtylla me traversën e duke mos i lënë asnjë shans portierit norvegjez.
Në ndeshjen tjetër të grupit E, Islanda fitoi 1-2 në fushën e Sllovenisë dhe tashmë renditja e grupit ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë është e tillë:
Zvicra 10 pikë
Islanda 9
Shqipëria 9
Norvegjia 7
Sllovenia 3
Qipro 3