RTV Zëri · Kryefaqja

Pritet lirimi i Tarçulovskit, i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve

2013-03-20 · Arkivi historik RTVZIK

Tribunali i Hagës ka dhënë ‘dritë jeshile’ për lirimin e parakohshëm të Johan Tarçullovskit.

Mësohet se, këtyre ditëve ka ardhur një shkresë me të cilët vërtetohet se Tarçullovski do të lirohet, por se kjo do të ndodhë me 19 Prill. 

Tarculovski ka kryer deri më tani 8 vite burg nga 12. Këtë muaj, pasi ka kryer 2/3-at e dënimit, ai mund të ketë shansin të përfitojë një lirim të parakohshëm.

Në korrikun e vitit 2008, ish-oficeri i policisë u akuzua për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë rebelimit të vitit 2001. Ai u shpall fajtor se kishte drejtuar një njësi policore, e cila është përgjegjëse për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Luboten, afër Shkupit.

Por gjykata ndërkombëtare fajësoi eprorin e tij, ish-ministrin e Rendit të Maqedonisë, Ljube Boskovski, i cili i kishte dhënë urdhra të prera njësisë policore për krimet që kryen