RTV Zëri · Kryefaqja

KPR: Nëse neonazistët tentojnë të hyjnë në Shqipëri do të pësojnë fatin e Kristos Papas

2013-03-20 · Arkivi historik RTVZIK

Klubi i Patrioteve Rinj thotë se po ndjek me vëmendje të gjitha lëvizjet dhe planifikimet e neonazistëve të Agimit të Artë për të ardhur në Shqipëri në kuadër të ceremonive që do të zhvillohen në kuadër të festës kombëtare të Greqisë, siç e kanë paralajmeruar në axhendat e tyre.

“Edhe një herë duam t'i rikujtojmë këtyre pasardhësve të Hitlerit që të mos tentojnë të shkelin në territorin e Republikës së Shqipërisë pasi ashtu siç ndodhi në Kosinë pak muaj më parë, edhe këtë herë do të përballen me vrullin e patriotëve të rinj”, thuhet nw komunikatwn e KPR-së.

KPR  thekson se, është e vendosur të mbroj cdco centimetër të territorit të Shqipërisë në mënyrë që mos të ndotet nga këmbet e neonazistëve. Nëse çdokush prej tyre tenton të hyj në Shqipëri do të pësojë të njëjtin fat si Kristo Papa.

Me këte rast KPR uron minoritetin grek në Shqipëri festën kombëtare të tij dhe i bën thirrje që të mbrojmë së bashku dinjitetin e shtetit dhe kombit shqiptar nga keto mbeturina të humbura të Luftës së Dytë Botërore.