RTV Zëri · Kryefaqja

NJË SHTYLLË E KOSOVËS QUHET PRESHEVË DHE PRESHEVA ËSHTË SHQIPËRI

2013-03-18 · Arkivi historik RTVZIK

Shkruan: SEVIME NEBIJA

Loti i rënduar i nënave tona çdo ditë po derdhet për bijtë e atdheut, kur sy më sy përballesha me mjerimin e tyre dhe thoja e  meditoja me veten : "Sa e sa herë zemra e tyre qenka thyer dhe a ka kush ta shëroj plagën e tyre shekullore ?",.

Mirëpo, fjalët e tyre që i nxjerrin nga zemra jepnin shpresë për ta ringjallur lumturinë e vrarë, lumturinë që dikur e shihnin në fytyrat e bijëve të tyre por që sot ajo lumturi ishte mbuluar me dhe të zi dhe ishte kurorëzuar me një Lapidar, ku emrat e tyre në shenjë heroike ishin skalitur pikerisht aty. Në lotët e nënave shihja një dhembje të thellë dhe pesimizëm të paparë, por pasi loti binte, nga syri vinte një shkëlqim që ringjallte një shpresë se një ditë Lirinë dhe Paqen do ta përjetojmë....

Kjo dhembje më preku edhe mua, edhe une jam mbesë e Luginës, gjaku ngjiz gjakun dhe kështu edhe mua më thërret amaneti i stërgjyshërve tanë. Duhet moralisht të mbështesim çdo pëllembë që u la më gjakun e shqiptarit. Tensioni i egër antishqiptarë për një çast u ulë, por rrahjet e zemrës së dëshmorëve ende s’u ndalën. Aspak nuk u vra ndërgjegja morale e të gjallëve që po qeverisin jodenjësisht dhe padrejtësishtë.

Kështu pas manifestimit të 100 vjetorit të qëndresës shqiptare si dhe më parë ashtu edhe sot fshehtas dhe papritur nga shumë tradhtarë u lëshuan shumë rrënjë të krymbura brenda strukturës politiko-shqiptare dhe çdo ditë pak nga pak po grimcojnë dhe coptojnë "moralin etnik shqiptarë", mbase viti 2013, konsiderohet si "Viti i Albanofobisë".

Ëndërra e armiqve për "Serbi të madhe" është e pamundur por është edhe kërkesë e padrejtë, ngase në asnjë hartë në botë, e as në historinë anike nuk ka datuar e aq më pak sot të ekzistojë kjo "Serbi e madhë". E vërteta ngrihet mbi atë që Serbia rrënjët nuk i ka të ngulitura thellë në trojet që po kërkon. Po të ekzistonin diku ato rrënjë një ditë do lëshonin degë, në çdo troll që ato do i përfaqësonte si popull serb, por e vërteta qëndron se në ato troje shekuj me radhë janë thelluar rrënjët shqiptare dhe sot aty po jetojnë vendasit, pikërisht shqiptarët autokton-Dardanë. Me që Serbia nuk po mundet të shkulë rrënjët shqiptare, po gjen mënyra tjera për t’i dëbuar dhe asimiluar shqiptarët nga trojet e tyre. Mizorisht po dëmtojnë popullin tonë. Mendojnë që do arrijnë qëllimet e tyre duke mos respektuar marrvëshjet që u dekretuan nga dy palët, duke shkelur mbi të drejtat e garantuara me ligj dhe duke shkatërruar paktin paqësore, kështu në këtë mënyre çdo ditë ushtrojnë krime mbi popullin tonë. Shqiptërët me gjak gjithmonë i kanë fituar luftërat, por gjithmonë i kanë humbur territoret në tavolinë. Orteku i paaftësive të përfaqësuesve tanë politikë po e mbulon edhe popullin shqiptar. Sot fajtorin duhe ta kërkojmë brenda nesh, te çdo aparat partiak-shqiptarë duke vë në parim "interesin personal-kolektiv" në mënyre të paskurpullt përpiqen që ta shpartallojnë strukturën e brendshme gjeo-historike shqiptare, ku me veprat e tyre joracionale dhe jologjike, me veprat e pamatura prekin "Në themel" popullin e pafajshëm dhe padenjësisht "Nën Hije" diskutojnë dhe bëjnë pazarllëqe për kufijte e Shqipërisë etinke. Çdo ditë pak nga pak po na rrëmbejnë dallgët e tmerrit komunist. Po ripërsëritet historia e kobshme për popullin tonë. Çdo ditë e më tepër po përjetojmë ngjarje tragjike për cështjen e trojeve shqiptare. Vallë, çështjen Dardane a duhet ta lënë përjetësisht çështje të fjetur? Apo kjo ndodhë kështu, si shkas i atyre politikanëve që në parim i vënë "interesat personal" ndërsa këtë temë të rëndësishme e anëshkalojnë ?

Vlenë të theksohet rëndësia e kësaj toke shqiptare. Sipas gjeografëve thuhet se "Lugina e Preshevës, sëbashku me Luginën e Shkupit, paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti që mbikëqyrë dhe sundon këto dy lugina qeverisë gjithë Ballkanin".

Mëqë kjo qënka rëndësia e Luginës së Preshevës, atëherë është më se e qartë përse ky vend si në të kaluaren ashtu edhe sot është duke u sulmuar aq shumë nga armiqtë.

Dinjiteti i shqiptarëve të luginës çdo ditë është duke u provokuar nga Serbia. Mjerisht shumë herë po thyhet në mes ëndërra e shqiptarëve të Luginës për unitet dhe autonomi.

Më parë, vetë strukturat partiake shqiptare të Luginës, të cilat në vend se ta unifikojnë luftën politike, ata çdo familje i politizuan kështu dikur u thye kolektiviteti familjar dhe kombëtar, u prish dhe filloi të çthurret edhe familja shqiptare dhe kështu zhaguan çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve. Edhe sot po ndjehet plaga e kohës së kaluar. Edhe sot u përballën sy më sy me tmerret e armikut.

Goditja e radhës ishte lëkundja themelshme e qëndresës së Luginës së Preshevës. Pikërisht, ngjarja e dhimbshme e 18 janarit 2013 kur xhandarmëria serbe së bashku me trupat speciale të mbështetur me mjete hoqën "Lapidarin e Trimërisë". Vlen të theksohet që përmendorja u ngrit në përkujtim të 27 trimave të rënë gjatë luftës. Mirëpo, veprimi i Beogradit zyrtar si çdoherë dhunshëm torturoi dhe masakroi popullin shqiptar, ende sot po i ndjek gjurmët e veprimeve mizore të pasardhësve të politikës gjenocidale të Millosheviçit. Urrejtja e tyre rrjedh mbi albanofobinë dhe egërsia e tyre tregon që çdo brez i tyre ADN-ën e trashëguan nën ndikimin e racizmit antishqiptar e rrënjosur nga Millosheviçi.

Por politikanët tanë nuk i dolën zot shqipëtarëve të asaj ane. Edhe kësaj radhe heshtën. Ndërsa populli shqiptar jashtë kufijve nuk mbeti këmbëkryqë, duke shprehur revoltën nga kjo padrejtësi. Të gjithë njëzëri duke organizuar protesta dhe demostrata dolën në mbështetje të shqiptarëve të Luginës, por për shkaqe të panjohura edhe ky veprim nuk ngjalli efekt të madh as te politikanët tanë e aq më pak te ndërkombëtaret. Konsiderohet çështje që njëherë-përnjëherë ra në vesh të shurdhur.

Edhe sot më 17 shkurt, një datë simbolike e heroizmit të Kosovës, një datë që vulosi Unitetin dhe Autonominë e Kosovës si Shtet i Pavarur dhe Sovran trokiti edhe në zemrat e çdo shqiptari. Çdo kremtim i përvjetshëm ringjall kujtimet dhe shpalos dhembjen e atyre që ranë për liri. Sot, kësaj feste iu gëzuan gjithë shqiptarët anë e kënd botës. Por një "grusht tokë" e Shqipërisë e quajtur Luginë e Preshevës edhe sot mbeti jetim. Ca zyrtarë shqiptarë të Luginës publikisht nuk iu bashkangjitën kësaj feste, ngase në momentet më të veshtira asnjë diplomat shqiptarë i Kosovës nuk i zgjati dorën për ndihmë shqiptarëve të Luginës. Edhe populli Shqiptarë i Luginës si vitet tjeara që iu gëzuan pa masë kësaj dite të madhe, sot nuk iu gëzuan si duhet Pavarsisë së Kosovës, sepse si mund të gëzohen dhe festojnë për një "Pavarsi Shqiptarësh" kur vet shqiptarët e Luginës konsiderohen Shtyllë e Kosovës ndërsa në realitet ndjehen në robëri të pakompromis.

Populli ynë ka nevojë për një delegacion kompetent unik mbarë shqiptarë për t’i vu ballë qarqeve komuniste që duan të shkulin rrënjët e trojeve tona. Çdo gabim i atyre që po qeverisin me shqiptarët, po e vuajnë populli. Ndërsa, shtylla më e fortë e vullnetit dhe durimit mbeten nënat tona.  Edhe pse lotët e nënave tona pa ndalë po derdhen mbi këtë Dhe. Askush nuk po mundet ta shërojë plagën e tyre, kështu me lotët e tyre do bëhet një Lumë i tërë. Thuhet që pas cdo stuhie del prapë dielli. Shpresojmë që pas çdo loti të derdhur do shkëlqejë një buzëqeshje e ngrohtë. Kam dëgjuar të thuhet që njëherë në 100 vjet kthehet lumi në shtratin e vet, mbase ky vit është viti i rinisjes së hartimit të Bashkimit Kombëtar.

Shqiptarëve të Luginës asnjëherë dhe kurrë nuk iu shua shpresa për bashkim kombëtar, sepse gjithmonë ishin pjesë përbërësë e kërkesave mbarëshqiptare. Një gjë dua të theksojë që më 1 dhe 2 mars 1992 populli shqiptar organizoi Referendumin Gjithëpopullor në Luginën e Preshevës, me të vetmin qëllim politikë kombëtar,  përmirsimi i statusit të tij politik dhe shprehja e lirë e vullnetit politik për të ardhmen e tyre. Shqiptarët e Luginës, të bashkuar rreth qëllimit politik të Referendumit dolën në mënyrë masovike, për t’u deklaruar në votim:  A JENI PËR AUTONOMI TERRITORIALE POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË PRESHEVË,  BUJANOC DHE MEDVEGJË ME TËE DREJTËE BASHKIMI ME KOSOVËN. Ky referendum rezultoi me 98% pro bashkimit kombëtar. Edhe sot nga shqiptarët e Luginës, përsëritet kërkesa dhe ngjallet si e vetmja shpresë që ky referendum të aktualizohet dhe të sjellet vendimi i drejtë. Po vjen koha që shqiptarët e Luginës duhet t’i kthehen djepit të tyre të fëmijërisë. Duhet bashkuar forcat drejtë një Shqipërie të Bashkuar.

Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë dhe Presheva është Shqipëri.