2013-03-16 · Arkivi historik RTVZIK
Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, në bashkëveprim me SPB Shkup, ka zbuluar një grup personash, të cilët në Shkup kanë bërë një mini laborator të pajisur me pajisje për skanim, përpunim kompjutrik dhe përgatitje të parave të rreme, në të cilën në fillim të vitit 2013 kanë përgatitur sasi më të mëdha të parave të falsifikuara në monedha prej 500 eurove me numër të njëjtë serik. Pajisja, sipas policise, është sekuestruar, pas së cilës deri te Prokuroria themelore publike-Kumanovë së bashku me kallëzimin penal do të prangosen N.S. (28), M.M. (24) dhe I.A. (39) nga Shkupi, D.T. (28) nga Kumanova dhe G.S. (28) nga Kriva Pallanka për shkak të dyshimit se kanë kryer gjashtë vepra penale "para të falsifikuara".