RTV Zëri · Kryefaqja

Kasam Shaqirvela-MË VJEN TË PËLCAS

2013-03-11 · Arkivi historik RTVZIK

Mblidhuni ju burra të dheut mëmë Betohuni një herë për emër e nder Në prag të një stine, të një pranvere Edhe bleta nuk bën punë tjetër por, E mbledh nektarin e shpie n’koshere Anija e ime disi po m’lëkundet Nga dallgët e detit që vijnë plot stuhi Nëse nuk shembet ajo keq do tundet Dhe druhem se kursin e ka të humbur Vala që po ngrihet do të na përpijë Sirenat e Mesdheut moti kanë fjetur Edhe lundërtarët më nuk frikohen Nuk e kemi ndoshta dhe as një Odise Anijen, këtij deti të çartun ta drejtojë Të paktën kthimin ta ketë në atdhe

Edhe dylli ka kohë që s’shitet në pazar E ne po i zëmë veshët, atëherë me çka? As që e dëgjojmë emrin tonë shqiptar Kur tjetri na e lakon në gjuhë të huaj Gjuhë kjo që, për vete, as rasa nuk ka.

Ne shurdhmemecë po bëhemi vetë Zërin nuk e ngritim, reagime s’ka Pranojmë para tjerve këtë të metë Pa e pas kadem, as dhe gjyshi s’na e la Pse s’mundem ta zbojë këtë çka po ndodh? Po më vjen të pëlcas, më vjen pët të qa?!

© Kasam ShAQIRVELA