Kompania Apple ka gjasa të prezantoj iPhone 5 në muajin gusht, ndërkaq, iPad-in e ri në shtator të këtij viti.
Ende nuk është e qartë nëse krahas iPhone 5S, do të prezantohet edhe versioni i telefonave të lirë Iphone, për të cilat Apple ka folur me herët.
Kur bëhet fjalë për pamjen, modeli iPhone 5S do të jetë shumë i ngjashëm me paraardhësin e tij – mirëpo, do të ketë procesor më të shpejtë dhe kamerë të përmirësuar, raporton blogu iMore.
Sipas ditores britanike ‘Daily Telegraph’, lajmet e para nga Apple pritet të vijnë qysh muajin e ardhshëm, kur do të duhej të paraqitet gjenerata e pestë e iPadit si dhe versioni i ri i tabletit iPad Mini.
Megjithatë, nëse në prill vërtetë shohim prezantimin e versionit të ri të iPad Mini, ky model sigurisht se nuk do të jetë i teknologjisë HD Retina display – sepse Apple ka paralajmëruar se këtë produkt do ta prezantojë në muajin tetor.
Nga ana tjetër, KGI Securities raporton se Apple do ta prezantojë iPhone 5S si dhe versionin e lirë të iPhonet qysh në qershor, në konferencën e famshme ‘WorldWide Developer Conference’, që mbahet në San Francisco.
Është interesant fakti se këto thashetheme janë shtuar, pasi që po afrohet java e dytë e prillit, kur Samsung ka paralajmëruar prezantimin e telefonit të tij të ri Galaxy S4 – që është konkurrent direkt i celularëve iPhone.
Sidoqoftë, tash për tash, nga Apple nuk ka dalë asnjë informatë zyrtare./ana-ks.net