Familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe personalitete tjera, të dielën në sallën e kuvendit komunal të Tetovës nëpërmjet mbledhjes komemorative ndanë dhimbjen për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Zaim Beqiri. Para të pranishmëve fjalë rasti mbajti veprimtari Shpëtim Pollozhani i cili e vlerësoi lartë figurën atdhetare të Zaim Beqirit. “Zaimi ishte model për gjeneratat e reja, ishte model i të ecurit drejt, ishte model i konsekuencës, sakrificës dhe atdhedashurisë. Ai ishte model dhe krenaria e të gjithë të burgosurve politik. Me qëndrimin stoik në burgjet sllave ai ngriti në majat e lartësive më të mëdha dinjitetin dhe krenarinë e të burgosurit politikâ€, tha Pollozhani.
Pollozhani më tej theksoi se atdhetari Zaim Beqiri ishte një institucion për të mbajtur në mendje se si duhet të punohet dhe të luftohet për atdhe. “Edhe pse tre dekadat e fundit ai i kaloi nëpër burgjet sllave dhe në malësinë e Sharrit për bukën e gojës, ai hyri në vallen e atyre që e bëjnë historinëâ€, tha veprimtari Pollozhani.
Me rastin e ndarjes nga jeta në këtë mbledhje komemorative u lexuan edhe telegrame ngushëllimi nga diaspora shqiptare të cilët nga larg shprehën dhimbjen për humbjen e këtij veprimtari të shquar të çështjes shqiptare.
Ndryshe, veprimtari Zaim Beqiri ishte anëtar i Këshillit organizativ të komunës së Tetovës për festimin e jubileut të pavarësisë së Shqipërisë që përfshiu mbi pesëmbëdhjetë ngjarje kulture, artistike dhe sportive.
Dje më 9 mars 2013, në Tetovë vdiq veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Zaim Beqiri. Zaim Beqiri ishte ish i burgosur politike i dënuar me 15 vite burg nga regjimi komunist jugosllav.Pata nderin që në janarë të vitin 2010 ta takoj dhe të bëj një intervistë për jetën dhe veprimtarinë e tij të bujshme kombëtare me shumë trimëri,sakrifica dhe vendosmëri.Më lejoni që në shënjë kujtimi për një personalitet të rallë kombëtarë t'ju sjelli intervistën që bëra me të ndjerin. I përjetshëm qoftë kujtimi për te! http://vimeo.com/11171236