RTV Zëri · Kryefaqja

Musa Lamallari-'Shqiptarët rrihen, kryekurvat krihen'

2013-03-05 · Arkivi historik RTVZIK

A i keni parë si “Shqiptarët rrihen, kryekurvat krihen” Më ka pëlqyer ky slogan shumë nga rinia shqiptare e Strugës.Dalin në konferenca e kërkojnë organizator në mesin e shqiptarëve, i quajnë rininë shqiptare, iniciator të fsheftë,kërkojnë të dijnë se kush qëndron pas protestave, këta “kryekurva” (bibmbashësh unitarist), që janë diktatura e fundit që do të betonizohet përfundimisht në gërmadhat e Shkupit 2014.

Një bimbash i kaltërt flet për vepra, një tjetër se Çairi ka barut, një tjetër do që t’ua mbyll xhamitë të mos mbildhen rinia shqiptare e Shkupit. Ngase dy univerzitetet në Tetovë i kanë shkatrruar me flasifikime, me antivlera, diplomime fals, që çdoherë mbi studentët më të mirët të sundojnë xhahilët e tyre partiak në vatrat e arsimit.

As njëri, as tjetri, as ky i fundit nuk kanë shpirt as të shqiptarit, as të muslimanit, as të njeriut, të bëhen bashkë dhe të kërkojnë arrestimin e braniteli Angelov si iniciator i dhunës së fundit, ku filluan të rrihen fëmijët shqiptar pa pikër faji...

Kjo natyrë e re e dhunës slave ka nisur herët, së paku jam munduar përmes shkrimeve të trokas me alarm, por...

Në momentin kur partia nacional-fashiste VMRO me ndihmën e këtyre “kryekurvave” mori pushtetin absolut në Maqedoni:

-pushtetin ekzekutiv

-pushtetin legjislativ

-pushtetin presidencial

-pushtetin gjyqësor

-pushtetin lokal

ishte e qartë se diktatura u instalua me proces demokratik të imponuar, por më e keqja ishte puna e bimbashëve, që filluan ta frikësojnë popullin e tyre, ta këpusin në kurriz në aspektin e dinjitetit social, kulturor, ekonomik, fetar dhe politik. I kemi të freskëta të gjitha, ku herë njëri, herë tjetri, gjuanin kallash për fitoren dhe instalimin e pushtetit absolut të VMRO-së mbi shqiptarët, kurse ky i fundit këndonte bogoslavi “mos u mërzit, se bëhet mirë”

Ndaj nuk kanë kredo morale këta bimbashë të unitarizmit, ndaj rinia shqiptare nuk do i degjojë, do të protestojë, e ju provonie të gjithë e ngritni duar mbi rininë shqiptare...

Kur të arrestohen huliganët e sulmit  të parë që sulmuan Nerezin dhe ky i fundit me Angelovin që u krye mbi fëmijët shqiptar në Shkup,  atëherë ju “kryekurva” keni të drejtë të thirrni në zgjedhjen e problemeve përmes institucioneve dhe jo rrugës.

P.S. Kërkoj ndjesë për shprehjen “kryekurva”, por është një mllef shumë i sinqertë i rinisë shqiptare të Strugës