RTV Zëri · Kryefaqja

Shaqiri titullar në fitoren e Bajernit

2013-03-03 · Arkivi historik RTVZIK

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ka qenë titullar në fitoren e skuadrës së tij Bajern Munih ndaj Hofenhaimit prej 0-1, ndeshje e zhvilluar të dielën. Reprezentuesi i Zvicrës ka shfaqur lojë mjaft të mirë në duel me Hofenhaimin. Shaqiri ka dhënë kontribut të çmueshëm në fitoren e Bajernit ekip i cili është pran titullit të kampioni. Shaqiri në këtë ndeshje luajti plot 64 minuta.

Nëse në Champions League ka emra të mëdhenj që edhe mund të ndalojnë Bayern Mynih, në kampionatin gjerman duket ndryshe situata. Bavarezët janë me të vërtetë perfekt nën drejtimin e Heynckes sa në vitin 2013 njohin vetëm fitore, asnjë barazim ndërsa për humbje as nuk bëhet fjalë. Në javën e 24 të kampionatit, djemtë e Heynckes u imponuan 1-0 në fushën e Hoffenheim dhe ajo që nuk pritej ishte vetëm sasia e golave, vetëm 1, i cili u shënua nga Gomez në 38 pas një asist të Ribery.

Si për të ndryshuar disi situatën në skuadër, Heynckes la në stol Neuer për gardianin tjetër Starke i cili u shqetësua fare pak nga Hoffenheim. Me këtë sukses bavarezët shkojnë në kuotën e 63 pikëve, plot 17 pikë ndaj vendit të dytë që mbahet nga Dortmundi.