2013-03-03 · Arkivi historik RTVZIK
Nga Ministria e Brendshme njoftuan se gjatë protestës së sotme janë të lënduar dhjetëra policë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, janë shkatërruar disa vetura dhe një autobus i Ndërmarrjes së Trasportit Publik Shkupi. Në linjë telefonike për ALSAT M, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se pjesëtarët e policisë kanë arrestuar disa persona pa saktësuar se për sa bëhet fjalë. Kotevski tha se me informata më të hollësishme rreth protestës së sotme, Ministria e Brendshme do të dalë gjatë ditës së nesërme.Alsat-M