Analisti Nebi Murseli është shprehur për Almakos mbi incidentet e fundit që janë duke shqetësuar dukshëm opinionin shqiptarë në Maqedoni, sepse kohëve të fundit janë duke u rrahurr brutalisht edhe fëmijë të moshës 13 vjeçar.
Kështu Murseli i kontakuar nga Almakos theksoi se:
"Ali Ahmeti zgjohet vetëm nese ia ha ujku dhentë, se për shqiptare nuk e luan vendin - i ka jetus idealet e veta! Pas kësaj që ndodhi sot, por edhe pas shumë syresh si kjo, më nuk ka kredo morale Ali Ahmeti, Menduh Thaçi apo Rufi Osmani të çajnë zguriçin për vota."
"Rrahjet e fëmijëve dhe grave shqiptare nuk janë revolt për emërimin e Talat Xhaferit ministër të Mbrojtjes, pasi ai katër vite ka qenë zëvendësministër në këtë dikaster, por janë për të satën herë porosi e dërguan për shqiptarët se ‘kush është më i forti këtu’. Të gjithë e dimë se Talat Xhaferi ka ‘luftuar’ me arushat. Ka dal disa ditë në mal me disa shokë të vetë dhe as që ka marr pjesë drejtpërdrejtë në luftime. "
Ndër të tjera Murselsi theksoi se shqiptarët edhe pse të përfaqësuar nëpër institucione shtetërore ata jetojnë në aparthejt: "E natyrisht kur ka politikanë të tillë shqiptarë, u ndodhin këto gjëra shqiptarëve. Pra, edhe pse marrin pjesë në institucione, shqiptarët ende jetojnë në aparthejd" - përfundoi bisedën Murseli për Almakos.