RTV Zëri · Kryefaqja

40-vjeçarja Karmen Elektra, në formë të shkëlqyer 15 vjet pas ‘Baywatch’

2013-03-01 · Arkivi historik RTVZIK

Aktorja 40 vjeçare Karmen Elektra që u bë veçanërisht e njohur për rolin e saj në telefilmin Baywatch 15 vjet më parë duket në formë të shkëlqyer fizike.

Pasi i dha fund romancës me Simon Cowell aktorja tashmë singëll, ka shprehur dëshirën për t’i dhënë familje një fëmije jetim, duke e adoptuar.

Duke folur për gazetën ‘In Touch Weekly’, ajo u shpreh se është e hapur për të adopuar një fëmijë. “Puna ka qenë prioritet gjatë vitit të fundit për mua, por jam e hapur ndaj idesë për të adoptuar një fëmijë. Unë i dua shumë fëmijët”, u shpreh aktorja.

Karmen ka pozuar me kostumin e famshëm të Baywatch dhe format e saj dukeshin njësoj si 15 vjet të shkuara kur interpretonte në telefilm. “Ndihem më mirë tani sesa kur isha 25 vjeçe”, tha aktorja për gazetën.