RTV Zëri · Kryefaqja

Anastasia shokon fansat: Jam sërish me kancer

2013-03-01 · Arkivi historik RTVZIK

SHBA – “Për fat të keq Anastasia është diagnostikuar sërish me kancer në gjoks, 10 vjet pasi e fitoi betejën me këtë sëmundje në vitin 2003.” Ky njoftim, që është publikuar në faqen zyrtare të këngëtares në rrjetin social “Facebook”, ka shokuar fansat e artistes në mbarë botën. 

Për këtë arsye këngëtarja ka anuluar të gjitha impenjimet dhe turnetë e saj, të planifikuara për tu realizuar në Europë gjatë muajve në vijim. Biletat e shitura në të gjithë Europën do të rimbursohen.

“Jam keq sepse kam zhgënjyer të gjithë fansat që po prisnin turneun 'It’s a man’s ëorld Tour'. Vetëm kur e mendoj më thyhet zemra.”- shprehet këngëtarja.

Por mësohet se Anastasia do të vijojë punën për realizimin e albumit të ri, pavarësisht faktit që është diagnostikuar me kancer dhe do të luftojë sërish kundër sëmundjes së rëndë.

Por njerëz të afërt me këngëtaren thonë se Anastasia është e bindur të vendosë sërish në praktikë moton e saj “Mos lejo kurrë që kanceri të rrëmbejë më të mirën tënde.”