RTV Zëri · Kryefaqja

11 vite pa i prerë flokët, gruaja: Jam e varur prej tyre (Foto)

2013-03-01 · Arkivi historik RTVZIK

Një grua kineze nuk i ka prerë flokët e saj 11 vitet e fundit, duke bërë që tufa e flokut të kalojë gjatësinë e trupit të saj.

44-vjeçarja Cen Yingyuan shprehet se nuk mund t’i mbajë flokët lëshuar pasi rrezikon ti shkelë me këmbë, “I kam ushqyer për 11 vite me radhë, jam e varur prej tyre”.

Ajo tregon se sa herë kalon në rrugë tërheq vëmendjen, pasi flokët e bëjnë tejet të veçantë.

Cen tregon se mbledh çdo fije floku që i bie dhe se kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë kërkuar të blejnë flokët e saj, dhe shuma më e madhe ka qenë 2 mijë paund për ta.

44-vjeçarja rrëfen se nëse do nisin ti zbardhen flokët ajo do i bëjë të bardhë të gjithë në mënyrë që të marrë një tjetër pamje.

Megjithatë gjatësia e flokëve të Cen ka edhe disavantazhe pasi i duhet më shumë se një orë për t’i larë dhe gjysmë dite për t’i tharë.