Kryeministri Sali Berisha priti në Tiranë homologun kosovar, Hashim Thaçi, me të cilin bisedoi në lidhje me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Më pas, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Berisha tha se ka garantuar Thaçin se qeveria do të bëjë gjithçka për një proces zgjedhor dinjitoz dhe të denjë për shqiptarët.
“E informova kryeministrin Thaçi për përpjekjet që po bëhen në Shqipëri për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe dinjitoz si dhe për vendosmërinë e qeverisë për një proces të civilizuar dhe të denjë. Gjithashtu e njoha me reformat që po ndërmerr qeveria në mënyrë që të përballojë krizën dhe të garantojë rritje ekonomike dhe punësimin e qytetarëveâ€, tha Berisha.
Berisha e vlerësoi dialogun me Serbinë si shumë të rëndësishëm. Ai shtoi se nuk duhet të ketë dyshime për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes kryeministrave të të dyja vendeve.
“Marrëveshjet që arrihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kanë fuqinë politike të Bashkimit Europian. Ato po ndërmjetësohen nga baronesha Ashton, e cila është përfaqësuesja më e lartë në politikën e jashtme në Bashkimin Europian. Nuk është mirë që të lihen dyshime për vendosmërinë e BE-së për të parë këto marrëveshje të zbatuara. Unë jam optimist dhe besoj që ajo që do të arrihet në Bruksel mund të bëhet e prekshme nga qytetarët e të dyja vendeve. Çështjet për të cilat është rënë dakord janë shumë të rëndësishmeâ€, shtoi Berisha.
Kryeministri Berisha tha se pavarësia e Kosovës është interesi i mirë i paqes në rajon dhe shprehu mbështetjen e plotë për përpjekjet për integrimin e Kosovës në BE e NATO, si proces tërësisht i mbështetur në meritë.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Thaçi tha se informoi Berishën për dialogun me Daçiç në Bruksel. “Diskutuam se këto takime për normalizimin e plotë e përfundimtar të marrëdhënieve janë në një frymë konstruktive e pozitive deri tani janë zhvilluar 5 takime. Arritën disa pajtueshmëri verbale. Serbia është pajtuar për shpërbërjen e strukturave ilegale që punojnë për destabilitetin e Kosovësâ€, tha Thaçi.
Duke folur për çështjen e nacionalizmit, Berisha tha: “Interesi kombëtar ka qenë, është dhe mbetet interesi suprem i çdo njeriu të qytetëruar. Shqipëria nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë pretendime territoriale, Shqipëria ka qenë e angazhuar në interesin më të mirë të kombit shqiptar në respektimin e kufijve ekzistues në Ballkanin Perëndimor dhe në tërësi. Shqipëria, bazuar në të gjithë të drejtën ndërkombëtare, konventat që ka firmosur dhe Kushtetutën e vendit, do të qëndrojë e palëkundur në mbroje të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve aty ku ndodhen, të cilat përbëjnë njëkohësisht vlera të sigurta euroatlantike. I tërë qëndrimi i Shqipërisë është ky. Të gjitha përpjekjet për të intimiduar shqiptarët, për të bërë presion mbi ta për të frikësuar dhe trembur ata, janë të destinuara të dështojnë. Shqiptarët duan të jetojnë të lirë e të barabartë para ligjit aty ku janë. N.q.s kjo quhet nacionalizëm, mbetem shumë krenar dhe i vendosur në të, kjo është vendosmëria ime. Kurse e kam theksuar dhe e theksoj se nuk ekziston në doktrinën kombëtare të shqiptarëve e shkruar mbi 120 vjet më parë e në vazhdim asnjë projekt a program, asnjë dokument që të parashikojë gjenocidin, shfarosjen e kombeve të tjera. E theksoj këtë se ky është nacionalizëm i bazuar në vlera qytetare,â€Â tha Berisha.
“E kam theksuar që jemi një komb, dy vende, dy administrata dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndihen një kudo që janë. Do bëjmë gjithçka që të bashkohemi me Europën. Ka një hapësirë shumë të madhe për t’i bërë tërësisht të parëndësishëm kufijtë,â€Â vijoi Berisha.
Kurse Thaçi tha: “E kam takuar në Bruksel zotin Riker dhe një shqetësim të tillë nuk e kam dëgjuar as diskutuar. Faleminderit SHBA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve, për mbështetjen ndaj Kosovës. Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe SHBA janë të përjetshme e të shkëlqyeraâ€.
Kryeministri shqiptar risolli në vëmendje deklaratën për dhënien e shtetësisë. Sipas Berishës, në këtë pikë duhen saktësuar disa pika, sidomos ato për vizat.
“Lidhur me vizat duhet të bëj një saktësi. Për qytetarët e Kosovës qëndrimi është njësoj. Kjo do zgjidhet me një marrëveshje me qeverinë e Kosovës në një kohë të përshtatshme. Natyrisht është interesi kombëtar i shqiptarëve, qëllimi kryesor. Por nuk duhet, këtej negociojnë kosovarët me Brukselin me vizat, këtej t’u them unë hajde se ua zgjidh unë. Kjo nuk mund të ndodhë. Dëshira ime është nesër që t’ju akordojë lëvizjen e lirë, por hapa të cilat ndërhyjnë në një proces si ai me Brukselin, këto nuk mund të ndodhin nga Shqipëriaâ€.