RTV Zëri · Kryefaqja

Meta i përgjigjet Ramës: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion edhe me PS-në

2013-03-01 · Arkivi historik RTVZIK

Ilir Meta ka thënë gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme, se LSI është e gatshme që të bëjë koalicion edhe me PS-në.

“Respektojmë mendimin e cilido, qëndrimet tona kanë qënë publike. Ne jemi të angazhuar për të plotësuar angazhimet në këtë mazhorancë dhe këtë qeveri dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me gjithë forcat politike, duke përfshirë dhe PS-në për të çuar përpara procesin e integrimit, për të mriatuar 2 ligjet dhe për rregulloren e parlamentit dhe natyrisht koaliconet e ardhshme do të kenë në themel të tyre votën e qytetarëve shqiptarë” tha Meta.

Sipas Metës, BE është e interesuar për të parë zgjedhje, transparente të lira dhe të pakontestuara.

“BE është i angazhuar në këtë drejtim dhe kjo është mëse normale, zgjedhjet janë vlerësuar si test i rëndësishëm dhe janë ashtu. Unë kam shprehur angazhimin për të pasur një monitorim sa më te gjerë, ne nuk kemi asgjë për të fshehur” tha Meta.

I pyetur në lidhje me referendumin për miratimin e 3 ligjeve, Meta është shprehur se ai është një instrument demokratik kur nuk ekziston mundësia për mënyra të tjera zgjidhjeje. Sipas tij, për integrimin e vendit kërkohet një klimë më bashkëpunuse jo vetëm nga qeveria por edhe nga opozita.

Rama ka përsëritur disa herë se PS është e gatshme të bëjë koalicion me këdo, duke përfshirë edhe LSI-në, por me kushtin që kjo e fundit të dalë në opozitë.