RTV Zëri · Kryefaqja

Persona të maskuar rrahin brutalisht nxënësit shqiptar

2013-02-28 · Arkivi historik RTVZIK

Persona të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta, sot në mesditë kanë sulmuar një grup nxënësish shqiptar të shkollës së mesme "Dimitar Vllahov" në Shkup.

Tre prej nxënësve janë rrahur brutalisht, me ç’rast kanë marr lëndime shumë të rënda dhe po kurohen në Spitalin e qytetit, ndërsa të tjetër janë lëshuar për trajtim shëndetësor në shtëpitë e tyre.

Familjarët theksuan se janë të trishtuar nga incidenti i sotëm ku nxënësit shqiptar u rrahën brutalisht. Ata kërkojnë nga policia e Maqedonisë që të dënohen kriminelët që sulmojnë nxënës të pafajshëm dhe të pambrojtur.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski tha se organet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë rastit. Ajo njoftoi se policia ka arrestuar disa persona për të cilët dyshon se kanë qenë të involvuar në këtë incident.