Dy të rinj, një vajzë shqiptare dhe një djalë italian, janë gjetur të vdekur dhe të zhveshur brenda një makine.
Dy viktimat, janë Silvio Altieri, 31 vjeç dhe Denisa Zenaji, 26 vjeç, pas një mbrëmje që kanë kaluar me miqtë në një pub, pasi ishin larguar kishin parkuar makinën në një garazh, por kishin lënë motorin e makinës dhe tymi i monoksidit të karbonit ka helmuar të rinjtë duke i shkaktuar vdekjen.
Policia konfirmon se dy viktimat janë gjetur në brendësi të automjetit, tërësisht të zhveshur dhe trupat e tyre vendosur mbi njëri-tjetrin, ndërsa makina ishte e kyçur në një garazh të lagjes “Torpignattara”.
Ka qenë babai i djalit ai që ka lajmëruar policinë për zhdukjen e të birit, i cili ia kishte marrë edhe makinën. Mësohet se të dy të rinjët frekuentonin njëri-tjetrin prej disa muaj.