Për pjesën më të madhe të Ballkanit, Shqipëria është një vend shkëmbinjsh i stërmbushur me bunkerë. Por disa zona të këtij vendi janë plotësisht tjetër gjë.Aq ndryshe nga paragjykimet, sa kanë joshur edhe televizionin Al Xhazira e cila ka realizuar një reportazh për për plazhet ranore, dy detet e kaltër dhe plazhet ranorë.
Ky reportazh nis nga Saranda, qyteti që mban emrin e kryeqendrës së turizmit shqiptar.
Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, qyteti jugor ishte destinacioni i rinisë së pasur. Ndërsa sot numri i turistëve nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota, është rritur ndjeshëm.
“Struktura e turistëve që vijnë në Sarandë është e larmishme. Sivjet këtu qëndruan afro 500 mijë turistë, gati gjysma e tyre ishin të huaj, që vijnë nga shumë vende të botës. Saranda nuk është vetëm pasuri e Sarandës, apo Shqipërisë. Por është pasuri edhe e Ballkanit, Evropës e do të thosha edhe më gjerë” – thotë kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa.
Synimi kryesor i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe dalja nga radhët e ekonomive të dobëta. E kjo rrugë kalon pikërisht nëpërmjet plazheve të Adriatikut e Jonit.
“Turizmi në Shqipëri, është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, i cili ngadalë po jep rezultate. Këtë vit, turizmi bën pjesë me 6.1 për qind të prodhimit brito të vendit.Ky është një hap i madh për ne”-shprehet Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Brikena Arapi.
Saranda është bërë tërheqëse edhe për biznes. Me këtë qëllim ka ardhur edhe Xhevat Ismajli që jeton në Kroaci i cili ka hapur një kafeteri.
“Fitimi është i madh. Por edhe këtu tani ka filluar aplikimi i arkave fiskale e tatimeve. Shqipëria po shkon drejt evropës ndonëse ka ende rrugë për të bërë.
Flora Xhemani, redaktore e revistës Travel, thotë se me pak mund, Shqipëria, mund të shndrrohet në një fuqi të turizmit.
“Shqipëria ka bërë shumë që nga fillimi i viteve të 90-ta, duke pasur parasysh se se gjithçka kishte ngecur gjatë diktaturës 50-vjeccare, dhe as që ishte bërë fjalë për turizmin” – u shpreh ajo.
Në zemër të Evropës ndodhet Shqipëria, e cila vazhdon të mbetet një vend tërheqës, ekzotik për vizitorët.
Vitet e fundit ndeshim turistë edhe nga Evropa, Amerika e madje edhe nga Australia e Largët.