2013-02-25 · Arkivi historik RTVZIK
Në Britaninë e Madhe u bë një koktej, i cili për nga kostoja e alkoolit unikal të përfshirë në të mund të pretendojë për krijimin e koktejit më të shtrenjtë në botë.
Për përgatitjen e pijes së tij më të fundit një nga banakieret kryesorë në botë përdori pak liker të vitit 1770, pak konjak të vitit 1778, liker curacao të vitit 1860 si dhe "dy pika bitter" të fillimit të viteve 1900. Duke pasur parasysh unikalitetin dhe koston tejet të lartë të komponentëve të koktejit, krijuesi i tij është i sigurt se çmimi i koktejit i caktuar prej tij - rreth 9 mijë dollarë - për 80 gram të kësaj pije nuk është aspak i ekzagjeruar