të “Lajmâ€-it brenda Qeverisë së Maqedonisë pohojnë se Qeveria as që e ka ndërmend që të ndërmarrë ndonjë masë konkrete për uljen e çmimit të energjisë elektrike. Ndërkaq, deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) Izet Zeqiri thotë se Qeveria mbron monopolet dhe jo qytetarët
Protestat e qytetarëve për uljen e çmimit të energjisë elektrike kanë dhënë efekte në shtetet e rajonit dhe të Evropës, por jo edhe në Maqedoni.
Nga një marsi çmimi i energjisë elektrike në Bullgari do të jetë tetë për qind më i ulët, informoi kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov, i cili theksoi se propozimin e ka dërguar tek Komisioni Rregullator i energjisë. Ky vendim i presidentit Borisov vjen pas protestave të qytetarëve kundër faturave të larta të energjisë elektrike. Kryeministri bullgar deklaroi se do ti merret licenca e punës kompanisë ÇEZ, pasi kontrollet ndaj punës së tij dhe dy kompanive të tjera elektro-energjetike kanë treguar dyshime të mëdha financiare.
Ndërkaq në Maqedoni protestat e qytetarëve vazhduan me muaj të tërë, madje ata mblodhën edhe 13 mijë nënshkrime që i dërguan në Parlament, megjithatë askush nuk e dëgjoi zërin e tyre.
Burime të “Lajmâ€-it brenda Qeverisë së Maqedonisë pohojnë se Qeveria as që e ka ndërmend që të ndërmarrë ndonjë masë konkrete për uljen e çmimit të energjisë elektrike, e aq më pak për të marrë licencën e ndonjë elektro-korporate.
Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha thotë për “Lajm†se ulja e çmimit të rrymës tash për tash nuk është diskutuar në seancat qeveritare, ndërsa për të ardhmen ai nuk komenton gjë.
Ndërkaq, Deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) Izet Zeqiri thotë se Qeveria mbron monopolet dhe jo qytetarët.
“Komisioni Rregullator për Energji nuk duhet të mbrojë monopolet, por duhet të mbrojë qytetarët dhe të ulë çmimin e energjisë elektrike, i cili viteve të fundit është rritur për 45 për qindâ€, thotë Zeqiri për “Lajm†duke shtuar se çmimi i energjisë elektrike duhet të jetë në harmoni me standardin jetësor. “Komisioni mbron monopolet, posaçërisht mbron shpenzimet propaganduese dhe shpenzimet e tjera që i bën MEPSO dhe ELEM-i, punësimet partiake që i bëjnë ato dhe të tëra këto shpenzime faktikisht  përmes Komisionit rregullator u faturohen qytetarëveâ€, thekson ai. Zeqiri thotë se Qeveria e Maqedonisë injoroi 13 mijë qytetarë, ndërsa Qeveria e Serbisë e  ktheu brenda ditës tarifën e lirë të energjisë, gjithashtu edhe qeveria e Francës solli vendimi për zvogëlimin e TVSH-së me qëllim që të ulet çmimi i energensëve. “Qeveria jonë as që do të dëgjojë për uljen e çmimit të rrymës. Në këtë rast ajo vihet në mbrojtje të monopoleve përmes Komisionit rregullator për Energjiâ€, thekson Zeqiri.
Para disa ditëve Komisioni për çështje ekonomike e hodhi poshtë kërkesën e Lëvizjes “AMAN†për kthimin e tarifës së lirë të rrymës, me arsyetimin se nëse kthehet tarifa e lire e rrymës do të ngarkoheshin elektranat, kështu që do të duhet që të rritet importi i rrymës së shtrenjtë, faktor ky që do ta rriste edhe më tepër çmimin e energjisë.
Lëvizja “AMAN†ka paralajmëruar se nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre edhe në seancë plenare, atëherë ata do të vazhdojnë me protestat dhe të ndërmarrin iniciativë për Referendum, ku qytetarët do të tregojnë nëse pajtohen me modelin e tanishëm të pagesës së rrymës dhe ngrohjes qendrore.
Nëse krahasohen rrogat dhe çmimi i rrymës, qytetarët e Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në botë.
Box: Rryma në Maqedoni më shtrenjtë se në SHBAÂ
Një familje katër anëtarëshe në Çikago paguan shumë më pak rrymë se një familje katër anëtarëshe në Shkup. Për muajin dhjetor - janar familja katër anëtarëshe nga Çikago që jeton në një apartament prej 170 metrave katrorë ka paguar 69, 87 dollarë për rrymë elektrike, ndërsa për nxehje qendrore 104.40 dollarë. Kjo familje ka të ardhura mujore prej tetë mijë dollarëve. Harxhimet për rrymë dhe nxehje janë rreth dy për qind e të ardhurave mujore të një familjeje.
Ndërkaq, në Maqedoni një familje që jeton në një banesë prej 60 metër katror paguan rrymë deri më 3000 denarë dhe nxehje po ashtu 2000 – 3000 denarë. Këto shpenzime përbëjnë më shumë se 30 për qind të të ardhurave mujore për pjesën më të madhe të familjeve në Maqedon