RTV Zëri · Kryefaqja

Piktura: E bleu për 1200 sterlina, tani do e shesë 35 milion

2013-02-09 · Arkivi historik RTVZIK

Një adhurues amator i artit mund të fitojë deri në 35 milion sterlina pasi ka zbuluar një pikturë që është thesar.

Provat shkencore kanë zbuluar se kjo është koka e pikturës “Origjina e botës” e Gustave Courbet, që gjendet në një nga muzetë më të njohur në botë, në “Musee d’Orsay” në Paris.

Por koleksionisti amator e ka blerë pikturën në një dyqan gjërash të vjetra në Paris për vetëm 1200 sterlina.

Jean Jacques Fernier, autor i katalogut për punën e Courbet, tha se tani kjo vepër e ka edhe kokën.

Më parë vepra tregonte gjenitalet e femrës.