RTV Zëri · Kryefaqja

Vendimi për 21 janarin, djali i Faik Myrtaj: Gjaku lahet me gjak

2013-02-07 · Arkivi historik RTVZIK

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të shpallur të pafajshëm të pandehurit për ngjarjet e 21 janarit, vjen edhe reagimi i djalit të njërit prej 4 viktimave. Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj deklaron për News 24 se me këtë vendim babai i tij u vra për të dytën herë.  “Vendimi ishte dicka që e prisja, se përderisa kryeministri dha urdhër të vriteshin katër vetë, normalisht që më vonë do t’i mbulonte. Por zoti kryeministër nuk ka marrë një gjë parasysh, ndoshta cdo gjë i mbulon mirë me gjykatën dhe me njerëzit e tij por nuk ka mbuluar një dicka akoma. Me fiset e këtyre personave cdo bëjë? Do t’i zhduki të tërë? Mirë mua mund të më zhdukë se unë një jam, po fisit tim cdo i bëjë? Se tradita e vjetër thotë që gjaku lahet me gjak dhe jo me lek sic është mësuar zoti kryeministër. C’lidhje kemi ne më drejtësinë, Me kërtë kryeministër qëe kemi ne s’mund të ketë drejtësi”, tha djali.

Ai tha më tej se me këtë vendim, “Ne ndjehemi si të varrosur për së gjalli.

Vëllai i Ziver Veizit: Do shkojmë drejt vetëgjyqësisë Do shkojmë drejt vetëgjyqësisë. Kështu ka deklaruar nga Gjirokastra vëllai dhe xhaxhai i Ziver Veizit, viktimë e ngjarjes së 21 janarit. Caush Veizi deklaroi për NEWS24 se do ta kërkojë drejtësinë, por sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë gjatë kësaj qeverisjeje.

“Ne nuk është se prisnim ndonjë çudi nga kjo qeveri, por jo dhe një dënim të tillë. Të më vrasin vëllain me duar në xhepa në trotuar, nuk e fal. Kjo gjë na shpie që të kërkojmë vetëgjykim. Do ankohemi në çdo vend, kudo që të gjejmë prova, por jo sot se nuk shohim drejtësi. Do vijë një ditë që gjërat do marrin rrugën e tyre.”- shprehet vëllai i Ziver Veizit.

Prokuroria: Hapa të mëtejshme pas zbardhjes së vendimit Pas interesimit të News 24, se cili do të jetë reagimi Prokurorisë së Përgjithshme për vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi të shpallë të pafajshëm dy të pandehurit e ngjarjeve të 21 Janarit, Agim Llupon dhe Ndrea Prendin, Prokuroria deklaron se pret të zbardhet vendimi i plotë, pastaj të merren hapa të tjerë. “Do presim vendimin e zbardhur. Do ndërmarrim hapa të mëtejshëm pas zbardhjes së vendimit”.