Beyonce ka folur për të parën herë në lidhje me abortin e saj, gjë që ia ka copëtuar zemrën. Bashkëshorti i saj Jay-Z i referohet kësaj humbje në këngën "Glory". Por kjo është hera e parë që këngëtarja 31vjeçare ka rrëfyer tragjedinë. "Rreth dy vjet më parë, unë isha shtatzënë për herë të parë", thotë ajo në dokumentarin që pritet të publikohet. "Dhe dëgjova rrahje zemre, e cila ishte muzika më e bukur qe kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time. Kisha zgjedhur edhe emrat. Unë e paramendoja se si do të dukej fëmija", kujton këngëtarja.
Beyonce humbi fëmijën në fazat e hershme të shtatzënisë së saj dhe pohon se këtë gjë e ka mësuar kur ka udhëtuar drejt Nju Jorkut. "Udhëtova përsëri për në Nju Jork për kontroll mjekësor të radhës dhe nuk kishte rrahje zemre. Një javë para se unë të shkoja te mjeku, çdo gjë ishte në rregull, por nuk kishte rrahje zemre", pohon Beyonce.
Këngëtarja e njohur, që është martuar me Jay Z në prill të vitit 2008, tashmë tregon se është kthyer muzikës për ta tejkaluar dhimbjen. "Kam hyrë në studio dhe kam shkruar këngën më të trishtë që kam bërë ndonjëherë", shprehte Beyonce, pa treguar se për cilën këngë bëhet fjalë.
Friday, February 1, 2013 - 12:53