RTV Zëri · Kryefaqja

Ankara, shpërthime përpara ambasadës amerikane

2013-02-01 · Arkivi historik RTVZIK

Shpërthime të forta para ambasadës amerikane në Ankara dhe deri më tani janë regjistruar dy të vdekur dhe disa të plagosur. Mediat ndërkombëtare raportojnë se situata në zonë është tensionuar mjaft dhe dëgjohen sirenat e ambulancave, ndërsa kontrolli është forcuar ndjeshëm.

Raportimet paraprake bëjnë të ditur se një person, që dyshohet se ishte kamikaz është vrarë.Sipas televizionit turk NTV, shpërthimi nuk ka shkaktuar dëmtim brenda ambasadës.