RTV Zëri · Kryefaqja

Celulari i parë

2013-02-01 · Arkivi historik RTVZIK

Shpikja e celularit i atribuohet Martin Cooper, një nga inxhinierët më të mirë të shoqërisë Motorola. Martin prezantoi projektin për herë të parë më 3 prill 1973. Përkundër ambicieve të kompanisë, shpikja e re kishte ende shumë elemente që nuk bindnin. Vetëm pas 10 vjetë përpjekjesh, projekti i celularit të parë arriti të zhvillohej deri në atë pikë sa të dilte në treg. Celulari i parë doli në shitje me një çmim rreth 4000 dollarësh.