RTV Zëri · Kryefaqja

Fotografia më e madhe e botës prej 40 Gigapiksel është një bukuri klasike

2013-02-01 · Arkivi historik RTVZIK

është një fotografi 40.000 megapiksel, 280.000 x 140.000 dhe 360 gradë e një biblioteke 868 vjeçare e Manastirit Strahov të Pragës në Republikën Çeke. Një shumë e madhe numrash, apo jo? Këtu ka më shumë: fotoja gjigande është bërë në të vërtetë me më shumë se 2.947 imazhe të ndryshme që e kanë shtuar deri në 283GB dhe janë dashur 111 orë për ta ngjitur.

Besohet të jetë fotoja më e madhe në botë e marrë në ambiente të mbyllura dhe detajet janë të pabesueshme. Si fotot e tjera më të mëdha të botës, ju mund ta afroni ( zoom) brenda dhe jashtë, mund të shikoni përreth dhe gjeni gjëra që kurrë nuk i keni parë me shikim të parë. Fotografit Jeffrey Martin iu deshën shumë ditë për t’i marrë të gjitha fotografitë dhe shumë më gjatë për t’i përpunuar.