2013-02-01 · Arkivi historik RTVZIK
Kompjuteri i parë i kompanisë “Apple” që daton nga viti 1976, është shitur në një ankand në Koeln për një shumë rekorde prej 400.000 eurosh. Blerësi, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka marrë pjesë në ankand përmes internetit – raporton Golos Rossii. Kompjuterin e parë, ‘Apple-1’, me ekran dhe tastierë e ka ndërtuar Stephen Wozniak.