RTV Zëri · Kryefaqja

Ka lindur në orën 12:12, bën 12 vjeç me 12.12. 2012

2013-02-01 · Arkivi historik RTVZIK

, SHBA - Një djalë nga Alabama bën 12 vjeç në 12 dhjetor të 2012, në orën 12:12, koha e saktë e lindjes së tij. Me mijëra të tjerë bëjnë 12 vjeç këtë javë, por Kiam Moriya ka njëkoeçidencë të çuditshme 12-tash. Prindërit e tij thanë se do të shkojnë në shkollë në këtë orë dhe do të festojnë së bashku ditëlindjen.“Shumë nga shokët e mi nuk e besojnë”, thotë Kiam, madje ka nga ata që kërkojnë verifikimin e certifikatës së lindjes së djaloshit. Kaim, me origjinë japoneze ka lindur në vitin 2000, dy-tre javë para kohe dhe ka qëndruar në inkubator për rreth një muaj. “Kjo është një minutë e një jete të tërë, ju e dini, e gjitha është 12″, vijon 12-vjeçari. Babai i tij Kazua, vuri në dukje rëndësinë fetare të 12-tave. Në Bibël 12 është numër i rëndësishëm pasi në Dhiatën e vjetër kanë qenë 12 fiset e Izraelit. Në kohën e Dhiatës së re ka pasur 12 dishepuj. Madje, 12-ta dhe në kulturën japoneze është një numër sinjifikativ.