2013-01-30 · Arkivi historik RTVZIK
10 milionë dollarë (më saktësisht 10 milionë e 16 mijë e 875 dollarë) është blerë në një ankand monedha e argjendtë prej 1 dollari, e cila daton nga viti 1794, që shumë ekspertë besojnë se është monedha e parë e cila është krijuar nga “Mint” në SHBA.
Kjo është një monedhë dollari e njohur gjithashtu si dollari i argjendtë, që është shitur dyfish më shtrenjtë sesa monedha e krijuar më 1799. Kjo e fundit ishte shitur për 4.1 milionë dollarë, bëjnë të ditur nga shtëpia e ankandeve “Stack’s Bowers Galleries”.
Sipas ueb faqes coinnews, monedhën e ka blerë kompania “Legend Numismatics”, e cila koleksionon monedha të rralla nga New Jersey. Dollari i argjendtë është përdorur në SHBA që nga viti 1794 e deri më 1935.