orë franceze e punuar në vitin 1835 është shitur të martën në një aukcion për 6.8 milionë dollarë, vlerë kjo që paraqet çmimin më të lartë në botë për një orë. Orën e quajtur Duc d'Orleans Breguet Sympathique, shtëpia e aukcioneve Sotheby's e kishte vlerësuar me mbi 5 milionë dollarë.
Kjo është për herë të fundit ishte shitur në aukcion në vitin 1999, kur Time Museum nga qyteti Rockford e kishte shitur për 5.7 milionë dollarë, që ishte shifër rekorde në atë kohë dhe ishte ekzemplari më tërheqës në aukcionin e orëve në New Yorku.
Sotheby’s nuk deklaroi se kush është blerës i fundit i kësaj ore, por tha se blerës është një muze privat.
Orët e rralla Sympathique kanë ndihmuar forcimin e namit të urtarit francez Abraham-Loiusa Breguet, tha Sotheby's në një deklaratë.
Ora është e lartë gati 60 centimetra dhe me sa dihet [shtë një nga 12 orët Sympathique në mbarë botën.
Orët e orëtarit Breguet i kanë porositur në atë kohë familjet mbretërore ruse e spanjolle, pastaj Napoleon Bonaparta dhe mbreti britanik George IV.