RTV Zëri · Kryefaqja

E zë gjumi para semaforit

2013-01-30 · Arkivi historik RTVZIK

, GLLEN (Zvicër)Nganjëherë drita e kuqe në semafor qëndron tepër gjatë. Apo kështu i është dukur një tipit të alkoolizuar në St. Gallen, i cili në orët e hershme të mëngjesit të sotëm mendoi se mund të bënte “një sy gjumë” derisa të ndizej e gjelbra.Por, ndërsa dritat në semafor ndërroheshin, shoferi mbeti aty me veturën e ndezur, derisa pas një kohe erdhi policia, për t`ia nxjerrë gjumin. Veç gjumit, policët “ia nxorën” nga xhepi edhe patentën, shoferit gjumash, pasi konstatuan se në gjakun e tij kishte 2 promilë alkool, transmeton Albinfo.

Policia e St. Gallenit ka deklaruar se shoferi në fjalë do të përgjigjet para organeve hetuese për ngarjen e makinës në gjendje të dehur dhe për pengimin e komunikacionit duke fjetur mbi timon.