2013-01-30 · Arkivi historik RTVZIK
, 30 janar - Në Neumarkt të Gjermanisë dyshohet se janë vrarë dy kosovarë, derisa një tjetër është i plagosur. Dy viktimat janë therur me thikë. Në një komunikatë për media policia e qytetit të Regensburgut nuk ka publikuar identitetin e viktimave ndonëse e ka konfirmuar vrasjen. Sipas policisë gjermane, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe është 43 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites, dhe ka shqetësuar dukshëm lagjen ku banonin kosovarët.
Burimet nga Gjermania i kanë thënë Kohavisionit se viktimat janë B.R dhe R.R, babë e bir. Po hetohet për të mësuar nëse personi i plagosur ka shkaktuar vdekjen e dy të tjerëve.