RTV Zëri · Kryefaqja

Rihanna promovon bukuritë e Barbadosit

2013-01-29 · Arkivi historik RTVZIK

24-vjeçarja është lindur në Barbados, një ndër mrekullitë e natyrës dhe ndër destinacionet kryesore turistike që gjithmonë ka një arsye për ta vizituar…

Rihanna vendosi hiret e saj në shërbim të vendlindjes. Këngëtarja ishte pjesë e një seti fotografik në promovimin turistik të bukurive të Barbadosit.

Ajo shfaqet buzë detit me rroba plazhi, ndërsa nuk mungon edhe një foto me pantallona të shkurtëra duke tërhequr një kalë pas vetes, sërish buzë detit.

24-vjeçarja është lindur në Barbados, një ndër mrekullitë e natyrës dhe ndër destinacionet kryesore turistike që gjithmonë ka një arsye për ta vizituar… (tashmë ka një arsye më shumë për ta vizituar…Rihanna).