RTV Zëri · Kryefaqja

Putin ka dy fëmijë me ish-kampionen e gjimnastikës?

2013-01-29 · Arkivi historik RTVZIK

Në Rusi është shndërruar në thashethemin e ditës: presidenti Vladimir Putin ka fëmijë me ish-kampionen e gjimnastikës ritmike, modele dhe tashmë parlamentare, Alina Kabaeva. Thuhet se lidhja “klandestine” mes Putin dhe Kabaeva është kurorëzuar së fundmi me një vajzë. Por historia nuk mbaron këtu. Kabaeva ka një djalë, që tashmë është 3 vjeç, Dimitri, që thuhet se i ngjan Putin.