RTV Zëri · Kryefaqja

Justin Bieber: E kam zemrën të thyer

2013-01-29 · Arkivi historik RTVZIK

Këngëtari Justin Biber thotë se ai nuk është i lumtur tani që është i vetmuar. Këngëtari, i cili u nda nga e dashura e tij Selena Gomez më herët gjatë këtij muaji, ka zbuluar se nuk po arrin të përballet me ndarjen dhe është me zemër të thyer. “Nuk jam në momentin më të mirë që kam qenë ndonjëherë,e kam zemrën të thyer”, ka thënë Bieber.

Burime thonë se idhulli i adoleshentëve planifikon të tregojë se sa i pjekur është me qëllim që ta rikthejë sërish këngëtaren.

Por këngëtari Justin Bieber, i cili ka miliona adhurues që e ndjekin atë në çdo moment, duket se ka nxehur fansat e tij më herët, pas lënies së numri të rremë të telefonit në profilin e tij në Twitter.