RTV Zëri · Kryefaqja

Gruaja që pëlqen të hajë qime maceje

2013-01-29 · Arkivi historik RTVZIK

Ka njerëz që kanë zakone të çuditshme sa i përket të ngrënit, por Lisa, një 43- vjeçare amerikane, i kalon të gjithë.

Ajo ka fiksim që të hajë qimet e maceve. Ha disa toptha me qime në ditë dhe thotë se që kur u bë e varur pas tyre, ka konsumuar mbi 3200 toptha me qime macesh.

Ka 15 vite që është e varur prej tyre dhe e pranon hapur.

Ajo thotë se mbledh qimet e maceve kudo nëpër shtëpi, në dysheme, në divan, por më të mirat janë qimet që i ha direkt nga trupi i maces.

Ajo nisi që të hante qimet e maces si për të treguar lidhjen e saj me këtë krijesë. Tani pranon se ndjehet më e qetësuar kur ha qime maceje.