2013-01-29 · Arkivi historik RTVZIK
Së paku 20 persona humbën jetën sot gjatë rrëzimit të aeroplanit të tipit "Çelinger 200" në afërsi të ish kryeqytetit të Kazakistanit, Almati.
Sipas informacioneve të para, në aeroplanin e aviokompanisë SKAT ka pasur 22 pasagjerë plus anëtarët e ekuipazhit.
Aeroplani ka ateruar në linjë vendore dhe është rrëzuar shumë shpejtë pas fluturimit nga aeroporti në Almati.
Mediat e Kazakistanit lajmërojnë se me siguri arsyeja për rrëzimin e aeroplanit është mjegulla e dendur në rajonin Almati.