Mijëra simpatizantë të opozitës protestuan sot para Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër siç thanë regjimit partiak-policor të instaluar nga Gruevski dhe i zbatuar nga Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovksa. Në fjalimin e tij para qytetarëve të mbledhur, lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski akuzoi pushtetin aktual për instalimin e regjimit të dhunës. Sipas tij, veprimi në rrugë i LSDM-së nuk është vetëm rezultat i ngjarjeve të 24 dhjetorit në Parlament, por i sjelljes së këtij pushteti në shtatë vitet prej kur qeverisë me shtetin.
'Shtatë vjet na nënvlerësonit, na nënçmonit, na maltretonit, na ndiqnit dhe na lustronit. Na dënonit kur të donit dhe si të donit. Tashmë është mjaft! ”Me ta dhe me “ringjalljen” e tyre Maqedonia është shndërruarr në shtet të krimit. Krim i organizuar, sponsorizuar dhe i mbrojtur nga vetë pushteti. Maqedonia nuk është shtet demokratik, as i lirë e as juridik, por shtet në të cilin është instaluar regjim partiak-politik. I gjithë pushteti është koncentruar në një njeri dhe një grup të vogël njerëzish rreth tij, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së
Cërvenkovski edhe njëherë i bëri thirrje VMRO DPMNE-së që të përballen në zgjedhje para popullit, duke pranuar kërkesën e LSDM-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Këtë vendim mund ta sjellë vetëm ai të cilit i përket ky shtet, ai është populli dhe askush tjetër. Për këtë na duhet zgjedhje të parakohshme parlamentare korrekte dhe demokratike, populli të vendos”, tha tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së
Në fjalimet e opozitarëve nuk munguan as mesazhet ndaj shqiptarëve, me të cilat ngrihej atmosfera në turmë. Kryetari i ‘Dinjitetit’, Stojanço Angellov theksoi se në vitin 2001 ka mbrojtur Maqedoninë nga grupe ekstremiste shqiptare. Nga ana tjetër, lideri i PLD-së Andrej Zhernovski pyeti Ministren për Punë të Brendshme Jankullovska se pse nuk i hoqi flamujt shqiptar gjatë festimit të 100 vjetorit, dhe pse nuk intervenon me polici për të hequr tabelat e shkollave në Çair, të cilëve iu vendosën emra shqiptarë.Benjamin Arifi