RTV Zëri · Kryefaqja

Kërkohet dorëheqja e Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit

2013-01-26 · Arkivi historik RTVZIK

– Aktivistët e të drejtave të njeriut, mes të cilëve Xhabir Deralla, Ramadan Ramadani dhe Roberto Beliçanec, përmes një letre të hapur kërkojnë dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, i cili në heshtje ka parë si shkelen të drejtat e njeriut: deputetëve dhe gazetarëve në ngjarjet e dhunshme të 24 dhjetorit në Kuvendin e Maqedonisë. “Duke pasur parasysh se ri-zgjedhja juaj ndodhi në seancën antikushtetuese parlamentare, e cila nuk ishte publike, në të cilën ishte mohuar qasja për deputetet nga opozita, gazetarëve dhe për popullin, ju nuk keni ligjshmërinë dhe legjitimitetin për të ushtruar detyrën e Avokatit të Popullit” theksojnë aktivistët.

Më poshtë keni letrën integrale dërguar Avokatit të Popullit:

Letër të hapur për Avokatin e “Popullit” Ixhet Memeti

Z. Memeti, Në 24/01/2013 arrin saktësisht një muaj pas të drejtat e njeriut të gazetarëve dhe deputeteve ne Kuvend janë shkelur në mënyrë flagrante, në të njëjtën seancë kur ju ishit të zgjedhur për Avokatin e Popullit për herë të dytë. Të njëjtën ditë ishin thyer dhe të drejtat e njeriut të një grupi të madh të protestuesve nga policia, cila ndalonte të drejtën e protestës paqësore (me ndalimin e autobusëve ne mënyrë selektive), më përdorim i tepruar i forcës, dhe më mosparandalimin e dhunës. Të njëjtën ditë ishin shkelur në mënyrë të përsëritur, Kushtetutësi, Ligji për Kuvendin dhe rregullat për procedurën parlamentare, ndërsa shkelja e procedurave demokratike u zhvillua para syve tuaj. Z. Memeti, Si aktiviste për të drejtave të njeriut me keqardhje konstatojmë se në 24.12.2012 (dhe pastaj) ju nuk e kryet funksionin tuaj si Avokat të Popullit. Në vend që të veproni në përputhje me përgjegjësitë tuaja ligjore, në 24.12.2012 ju mbetet të qete dhe nuk vepruat për cenimin të drejtave të njeriut. Në momentin kur gazetarët dhe deputetet ishin të larguar më fuqi, kur demokracia u suspendua brutalisht në legjislaturë, ju në heshtje pritet që të jeni ri-zgjedhur. Që absurdi të jete më i madh, ju pastaj dhatë betim që në mënyrë profesionale do ta kryeni funksionin tuaj, duke injoruar dhunën dhe duke mbyllur sytë para shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut të atyre që duheshe t’ ju zgjedhin dhe atyre që duheshe të raportojnë për zgjedhjen e juaj. Gjithashtu, e injoruat, dhe vazhduat ta injoroni pengimin të drejtës e protestës paqësor nga ana e policisë. Duke mos reaguar Z. Memeti, ju jeni bërë bashkëfajtorë në këtë akt të papastër, dhe u pajtuat me shkeljen, e të drejtave të njeriut në mënyrë brutale, lirinë të informimit dhe sundimi i ligjit. Me heshtjen dhe mosveprimin mbetet në anën e padrejtësisë. Treguat se nuk keni kapacitet moral ose profesional si dhe kredibilitet për të thirrur Avokati i Popullit. Për atë flet dhe fakti se një muaj pas rizgjedhjes tuaj, ju nuk keni lëshuar të paktën një deklaratë që dënonte shkeljen flagrante të shumta të të drejtave të njeriut, dhe nuk shprehet ndonjë shqetësim apo synim për të bërë diçka për të mbrojtur të drejtat e viktimave. Duke pasur parasysh se ri-zgjedhja juaj ndodhi në seancën antikushtetuese parlamentare, e cila nuk ishte publike, në të cilën ishte mohuar qasja për deputetet nga opozita, gazetarëve dhe për popullin, ju nuk keni ligjshmërinë dhe legjitimitetin për të ushtruar detyrën e Avokatit të Popullit. Kjo është arsyeja pse neve nuk u njohim si Avokati i Popullit. Shansi i fundit për të rikthyer kredibilitetin e humbur e institucionit të Avokatit të Popullit është të paraqisni një dorëheqje të parevokueshme, për të lejuar pasardhësi juaj të krye një hetim të duhur për të përcaktuar përgjegjësinë për shkeljen flagrante e të drejtave të njeriut në 24.12.2012.

Zharko Trajanovski Uranija Pirovska Ramadan Ramadani Xhabir Memedi Deralla Roberto Belicanec