2013-01-19 · Arkivi historik RTVZIK
frikë! Kjo që po shihni nuk është aspak pasojë e ndonjë fatkeqësie natyrore si cunami apo diç e ngjashme. “Restoranti i përmbysur” është vetëm një ide paksa e krisur e një arkitekti nga Ukraina, një ide e cila është realizuar dhe ka ngjallur interesimin e madh të myshterinjve. Madje, aq të madh sa që pronarët e restorantit të ngritur në kryeqytetin ukrainas, në Kiev, kanë problem për t`ju bërë vend të gjithë atyre që duan të “përmbysen” në restorantin më të krisur jo vetëm në Ukrainë, transmeton Albinfo.
Ndërtesa që ka kulmin në themel është bërë shumë shpejtë atraksion i vërtetë në qytetin dhe regjionin ku është ndërtuar.