RTV Zëri · Kryefaqja

Martesa zgjat jetën?

2013-01-19 · Arkivi historik RTVZIK

Hulumtimi i ri i shkencëtarëve amerikanë sugjeron që martesa redukton rrezikun nga vdekja e parakohshme.

Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 4800 meshkuj dhe femra, ndërsa të gjithë kanë lindur në vitin 1940. Shkencëtarët kanë vëzhguar karakteristikat e pjesëmarrësve, siç janë optimizmi, pesimizmi, depresioni dhe prirja për t’u shoqëruar me të tjerët. Po ashtu janë marrë parasysh edhe shprehitë, siç janë pirja e duhanit, aktiviteti fizik dhe mënyra e ushqimit.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë që ata të cilët janë në martesë kanë madje 50 për qind rrezik më të vogël nga vdekja e parakohshme.

Shkencëtarët theksojnë që vetmia kronike me të vërtetë shkatërron shëndetin dhe mund të rrisë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme.

Personat vetmitarë shpesh nuk kujdesen sa duhet për veten, nuk shkojnë rregullisht te mjeku dhe më shpesh kanë shprehi të pashëndetshme, siç janë pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve, ushqimi i pashëndetshëm dhe ngjashëm.

Hulumtimi ka treguar që jeta vetmitare vepron dukshëm më keq te meshkujt sesa te femrat. Femrat janë më të prira për t’u shoqëruar me anëtarët e familjes dhe miqtë dhe në këtë mënyrë u tregojnë ndjenjat dhe u flasin për problemet.

Meshkujt, nga ana tjetër, për gjëra të tilla flasin kryesisht me gjysmën më të bukur. Prandaj, nëse jetojnë jetë vetmitare të gjithë këtë e mbajnë për vete, dhe vjen deri te krijimi i ndjenjës së vetmisë dhe rritja e rrezikut nga vdekja e parakohshme.

Shkencëtarët , hulumtimin e të cilëve e përcjell “EverydayHealth”, theksojnë që pavarësisht jetës vetmitare duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj, të shoqëroheni me miqtë dhe familjen.